Statistikat e Bujqësisë, 2018

Në vitin 2018, prodhimi i perimeve është 1.166.283 ton, duke shënuar një rritje vjetore rreth 1,25 %, krahasuar me vitin 2017. Niveli më i lartë i prodhimit të perimeve është në qarqet Fier me 418.921 ton, Tiranë me 127.176 ton dhe Berat me 118.687 ton.


Prodhimi i drithërave në vitin 2018 është 678.196 ton, duke shënuar një rënie me 3,35 %, në krahasim me një vit më parë. Niveli më i lartë i prodhimit të drithërave u arrit në qarkun e Fierit me 172.433 ton, pasuar nga qarqet Elbasan me 96.441 ton dhe Korçë me 74.969 ton.


Në vitin 2018, prodhimi i patates është 254.543 ton, duke shënuar një rritje me 1,9 %, në krahasim me vitin 2017. Qarqet që kanë nivelin më të lartë të prodhimit janë, Korça me 66.502 ton, Fieri me 46.128 ton dhe Elbasani me 27.650 ton.

Publikimi i radhës
Statistikat e Bujqësisë, 2018
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al